Per publikim me 10 janar 2006.

Hospitality Club - Klubi i Mikėpritėsisė mirėpret anėtarin e 100.000tė

Dresden, Gjermani -- Hospitality Club - Klubi i Mikėpritėsisė eshte nje organizate online e dedikuar per ti vene ne kontakt udhetaret / turistet me vendasit mikeprites qe jane te interesuar te ju bejne konak apo me mire te themi te ju ofrojne fjetje gratis udhetareve / turisteve. Me 10 janar 2006, pese vite pas krijimit nga nje student gjerman i quajtur Veit Kuehne, do te mirepret anetarin e 100.000tė nga me shume se 200 vende/shtete te botes. Web faqja e klubit eshte www.HospitalityClub.org.

Hospitality Club - Klubi i Mikėpritėsisė ishte organizata e pare qe ofroi dhe akoma ofron sherbime online ne nje shkalle kaq te larte te mundesise se udhetareve / turisteve te gjejne dhe kontaktojne njerez lokal qe jane te hapur per shkembimin e kulturave te ndryshme. Mikepritesit mund ti ofrojne strehim udhetareve / turisteve, apo thjeshte tua tregojne qytetin duke u shetitur me ta, apo edhe tu ofrojne atyre ushqim. Mbase kur udhetaret / turistet kthehen ne shtepite e tyre, do ta bejne te njejten.

I gjithe sistemi eshte ne pergjithesi i lire dhe gratis - pa pagese. Funksionimi i sigurise dhe efiēiences se web faqes ne me shume se 30 gjuhe dhe databazes, pjeses se lajmeve, dhe dhomave te bisedave qe ka, varet krejt ne punen qe e bejne me qindra vullnetare nga e gjithe bota.

Si funksionon

Cdokush qe ofron emrin dhe adresen e vertete mund ti bashkangjitet, edhe pse kjo informate mund te fshihet dhe te mos shihet nga anetaret tjere. Anetaret e rinje ftohen ta plotesojne profilin e tyre me informata per veten dhe preferencat e tyre. Vizitoret mund ti shfrytezojne ato profile per te zgjedhur mikepritesin e tyre ideal per ta kontaktuar ne qytetin qe ata ndodhen apo qe do ta vizitojne ne te ardhmen e ketu mund te perfshihen me qindra mikeprites potencial.

Mysafiri apo me mire te themi udhetari / turisti e/i interesuar e dergon mesazhin e pare nepermjet web faqes se Hospitality Club - Klubi i Mikėpritėsisė. Kemi zgjedhur kete menyre dhe ne kete menyre jane marre masa qe t'ju ikim mesazheve qe permbajne viruse. Per me teper duhet te ofrohen emri real dhe i plote dhe numri i pasaportes dhe normal informata rreth udhetimit te tyre.

Pasi te mirret ky mesazh, mikepritesi mund te vizitoj profilin e mysafirit dhe lexoj edhe komentet dhe vleresimet qe anetaret e tjere te faqes i kane bere mysafirit paraprakisht. Me te gjitha keto te dhena mikepritesit me pas vendosin nese munden dhe deshirojne ti ofrojne *dicka anetarit ne kerkim.

Qellimet

Hospitality Club - Klubi i Mikėpritėsisė ritesise eshte nje projekt jo fitim prures, jo komercial. Eshte krijuar ne besimin qe duke afruar njerezit dhe stimuluar shoqerimin nderkombetare do te rrise mirekuptimin nderkulturor dhe do te forcoj paqen.

"Nje dite, cdonjeri do te kete mundesi te vizitoj ndonje vend tjeter duke e ditur se dikush do te ti pret me duar te hapura" thote Kuehne. "Njerezit do te udhetojne ndryshe, do te takojne njeri tjetrin dhe do te ndertojne mirekuptim nderkulturor nepermjet kontakteve personale.

"Do te kete anetare nga vende siq jane Izraeli dhe Palestina, Irlanda Veriore, Ballkani, Ēeēenia, Ruanda, apo Timori, te cilet do te shkembejne miqesine me njeri tjetrin, dhe me hapa te vegjel Hospitality Club - Klubi i Mikėpritėsisė do te kete ndihmuar per ta krijuar dhe qendruar paqe, nje vizion i perjetshem i planetit tone te mrekullueshem" shton ai.

"Hospitality Club - Klubi i Mikėpritėsisė ka pase me shume sukses se Hospex, nje tentim i vitit 1991 per ta shfrytezuar internetin ne menyre qe te shtohet dinamika e krijuar ne konceptin e Servas pas luftes se dyte boterore. Hospitality Club - Klubi i Mikėpritėsisė ka qene i sukseshem ne shkembimin e miqesise thjeshte dhe gratis - pa pagese, dhe ne mundesimin e kyējes ne te tė ēfaredo udhetari / turisti duke aplikuar mjete te ndryshme te sigurise duke filluar nga mbrojtja nga spam (mesazhe te padeshirueshme, duke perfshire ketu edhe ato me viruse) e deri te kontrollimi i pasaportes dhe sistemi i sofistikuar i vleresimit te anetareve nga vete anetaret i quajtur feedback.

Nga fundi i vitit 2000 deri ne fillim te vitit 2004 rrjeti i anetareve u zgjerua ne 10.000, por shkalla e rritjes me pas ka qene shume me e madhe. Pas me pak se dy viteve, klubi vec e ka kaluar shifren prej 100.000 anetareve. Kuehne tani deshiron qe klubi te kete se shpejti jo me pak se nje milion anetare. Ne shkallen e rritjes qe eshte tani, kjo enderr do te mund te realizohej pas me pak se dy viteve.

Per me teper informata, duke perfshire fotografi dhe kontakte te shumta, ju lutemi vizitoni http://100k.HospitalityClub.org.

Kontakti nderkombetare: Veit Kuehne (Anglisht, Gjermanisht, Spanjisht, dhe Frengjisht): +49 (0)173 7749 362 / veit@hospitalityclub.org

E prekthyer nga: Enis XHEMAILI